Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se këta persona kanë kryer vepra penale nga dhuna në familje, drejtim i mjetit në gjendje te dehur duke shkaktuar dhe aksidente, si dhe thyrje e masës së sigurisë.
Ndërkohë, vijon punë për kapjen e një 30-vjeçari, i cili ditën e djeshme ka vjedhur një shumë parash në një farmaci në kryeqytet. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas ka thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Komisariati i Policisë Nr.1, arrestoi në flagrancë shtetasin E.A,30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin A.M, 34 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Komisariati i Policisë Krujë arrestoi në flagrancë shtetasin Sh.D, 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
Xh.P, 26 vjeç, Gj.S, 45 vjeç dhe E.U, 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse në gjendje të dehur;
N.B, 23 vjeç, pasi duke kryer një manovër me mjet, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.A., 65 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
O.K, 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit A.K, 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llazi Miho”, në një farmaci ka vjedhur një shumë parash. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas ka thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.