Rama mesazh publik, kritika të ashpra Berishës: S’merrem me familjen e askujt! Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje

Kryeministri Edi Rama në një mesazh publik ka pasur kritika të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Rama tha se ndryshe nga se veprojnë kundërshtarët e tij politik, ai asnjëherë nuk është marrë me familjen e askujt. Kreu i qeverisë deklaroi se “katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje”.
Rama paralajmëroi përballje ligjore në gjykatë me Gazment Bardhin, i cili ‘jashtënxori në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait të tij’ Olsi Rama.

FJALIMI I PLOTË:

Ky mesazh, është në radhë të parë një detyrim, ndaj të gjithë atyre që më kanë mbështetur tërë këto vite, duke më dhënë votën tyre, qoftë edhe njëherë qëkur jam në arenë, e mbi të gjitha ndaj familjes sime – atyre që kam pranë dhe atyre që s’janë më me ne, pa të cilët as do isha ky që jam, as do isha këtu ku jam.

Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare!
Vitin e shkuar, deputeti  Gazmend Bardhi, jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim, Olsi Rama.
E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge, duke krijuar rrethanat tipike të një kallzimi të rremë, përmes një sajese kriminale, mbi bazën e një dosjeje të vjetër të prokurorisë për një grup trafikantësh.
Në atë dosje u flitkërkesh edhe për një person të paidentifikuar, i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, që vetëm zotëri nuk është, ky personi qenkërkesh im vëlla.

Madje, gjithnjë sipas tij, dy prokurorët e dosjes e paskeshin fshehur identitetin e tim vëllai, në këmbim të favoreve të marra prej meje, që i paskesha promovuar në karrierë që të dy, për këtë favor kriminal.

Nuk jam shpjeguar deri më sot.

Ndërkohë që ky palo djalë bashkë me tutorin e tij, nuk kanë lënë rast pa e rihedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë drejtësia me provat e veta.

Më në fund, pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme dhe ka hetuar gjithçka ka konsideruar të nevojshme, SPAK-u deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paindentifikuar të dosjes në fjalë dhe nuk ka asnjë provë apo fakt që të lidhë tim vëlla me aktivitetin kriminal.

Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Unë nuk ve baste. Por jam gati të ve bast se nuk ka një akuzë të mundshme që të mos më ketë ardhur nga ajo zorrë në tërë këto vite. Ja një bilanc shumë i shkurtër dhe ju vendoseni vetë nëse ka mbetur gjë akoma pa më akuzuar. Më kanë bërë përdhosës të familjes time, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit, unë kam akuzuar gruan time se djalin tim e kishte me babain tim.  Jo, divorci im, qysh në fillim të viteve ‘90 s’ka pasur asnjë konflikt dhe asnjë pretendim të ndërsjellë. Përkundrazi, ka qenë tërësisht paqësor.

Ndërsa po, siç është provuar më pas, katrani i madh ka fabrikuar një dokument gjyqi dhe e ka publikuar  asokohe, për ta mbështetur me një provë të rreme atë akuzë, që qoftë edhe thjesht për ta imagjinuar, duhet të jesh egërsirë, jo njeri; lëre pastaj të jesh udhëheqës i popullit.  Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Edhe mund të kisha qëlluar një nga të treja këto ose dhe të treja bashkë. Po jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pasur kurrë kuriozitet ta pyes si e bën Ai përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve.

Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time. E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cënonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra.  Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh.

Po e dini çfarë ndodhi?

Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskesh madje shumë respekt për të si mjeke”.

Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku.

“I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike!”

Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.

Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike.  Më kanë bërë me dyqind apartamente në Shqipëri dhe Europë, e me dyqind milionë dollarë dreqi e di ku.

Jo, nuk kam pasur dhe as kam dashur ndonjëherë të kem ndonjë apartament tjetër, përveç atij tek parafabrikatet qysh në kohë të komunizmit, dhe pastaj atyre ku kam jetuar me qira kur isha ministër kulture e kryetar bashkie. Ashtu i shihja gjërat kur isha më i ri, ende s’e kisha familjen që kam fatin të kem sot – doja të isha njeri i lirë nga çdo lidhje apo pronë e patundshme.

Pastaj, kur u bekuam nga Zoti me një fëmijë tjetër, e bëmë edhe ne një shtëpi tonën, në periferi të Tiranës, siç janë bërë qindra, mijëra familje të tjera shqiptare në tre dekadat e fundit.  Më kanë bërë me saraje dhe ç’nuk kanë fantazuar, thënë e shkruar, për si është ndërtuar, e me çfarë lekësh është ndërtuar shtëpia jonë.   Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje as me sarajet, as me favore ndërtuesish apo lekë me burim tjetër, përveç të ardhurave nga puna e të dyve ne, burrë e grua.

Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë. Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.

Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.

Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.

Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz,  jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë.

Më kanë bërë përdorues droge.

Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua:  Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë.

Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.

Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit.

Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit dhe në xhepat e sipërmarrësve që ndërtojnë kulla apo partneritete me qeverinë.

Jo, kush më njeh e di që paraja s’ka qenë asnjëherë një tundim i madh për mua.

Jam rritur nga prindër, që u ndrittë shpirti aty ku janë, më kanë mësuar se leku është thjesht haku i punës së ndershme dhe nga një gjyshe besimtare, e cila më ka mësuar se njeriu nuk vjen në jetë për të bërë lekë, po për të mos vdekur pa bërë punët për të cilat Zoti e ka sjellë në jetë.

Le ta gjejnë, të gjithë katranët që më ulin e më ngrenë përditë, nëpër foltore, ekrane e portale, në hanin e parlamentit apo në pijetoret televizive, si pasanik të korruptuar dhe politikan të pasuruar nga politika, një kokërr leku, një dëshmitar apo një metër katror të vetëm jashtë kufijve të deklarimit zyrtar të pasurisë; një fakt të vetëm që të provojë se unë nuk jam ky që jam, po jam ai që ata thonë. Pastaj kollaj fare, iki vetë unë, s’ka nevojë të flasin me vete rrugëve, “Rama ik, rama ik”.

Nuk e kanë gjetur dhe s’kanë për ta gjetur dot, atë fakt fajësues në raportin tim me materien, qoftë para, qoftë tulla e llaç. Se nuk ka. Por nuk kam ç’u bëj fare, që edhe pse s’e kanë një fakt a provë të vetme, m’i hedhin mua në kurriz,  jo vetëm të gjitha ç’kanë bërë vetë apo ç’do bënin vetë po të kishin pushtetin tim, po edhe ç’ka bërë e ç’nuk ka bërë kushdoqoftë që ka punuar me mua, nga afër apo nga larg, e që kanë hyrë në daç në shënjestrën e institucioneve të reja të drejtësisë, në daç në gojën e shthurrur të prokurorëve e gjykatësve mediatikë apo në raste të caktuara edhe të të dyja palëve bashkë.

Më kanë bërë përdorues droge.

Jo, nuk jam përdorues droge ose më saktë, nuk kam përdorur ndonjëherë droga të paligjshme. Më kanë dalë e vazhdojnë të më teprojnë dy droga çudibërëse për mua:

Arti, i pandashëm nga unë, qysh nga fëmijëria. Dhe lufta politike, e pandashme prej meje, qyshse e ndava mendjen t’ia kushtoja këtë pjesë të jetës sime, ndryshimit të Tiranës, e më pas të Shqipërisë.

Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.

Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit.

Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.

Po, ka ndodhur në të kaluarën që përfaqësues të Partisë Socialiste, në kuvend dhe në pushtetin vendor, të dalin të lidhur me vepra penale jashtë vendit në të kaluarën e tyre, dhe janë dëbuar nga politika, si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit; një ligj që e kam votuar edhe unë me vullnet të lirë, pa më detyruar askush.

Sepse mirë a keq, nuk ka njeri apo forcë në këtë botë, të më detyrojë dot mua të bëj një gjë që nuk dua ta bëj.

Ka ndodhur edhe që bashkëpunëtorë të mitë, ministra, deputetë, kryetarë bashkie, deri zëvendës kryeministri, të jenë kapur nga rrjeta e SPAK-ut.

Por, SPAK-u dhe e gjithë Reforma në Drejtësi janë në radhë të parë, frytet e një vizioni strategjik dhe vullneti të hekurt politik, që afërmendsh pa Partinë Socialiste dhe pa mua në krye të saj, as do të kishin ardhur fare në jetë.

Kurrë, kurrë, kurrë dot, nëse nuk do të isha unë i pari, qysh përpara se ne të vinim në qeveri, që e kisha ndarë mendjen t’i hyja atij deti në këmbë, bashkë me skuadrën udhëheqëse të Partisë Socialiste, asokohe në opozitë me një pushtet të mosozotshëm në çdo drejtim.

Dhe kjo nuk është historia sipas meje, sot që disa sukseseve të drejtësisë së re u kanë dalë baballarët jashtë shtetit, po një histori e nisur vite përpara fitores sonë në zgjedhjet politike të vitit 2013 dhe një histori e dokumentuar, në letra, propozime, proces-verbale, plane e programe të Partisë Socialiste.

Përrallën me amerikanë dhe europianë, që e sollën drejtësinë e re megjithë SPAK-un, me aeroplan ose vapor nga matanë oqeanit apo detit Adriatik, mund ta tregojë kush të dojë, kujt të dojë, sa herë të dojë. Po mua jo. Jo mua, sepse unë jam dëshmitari numër 1.

Më kanë bërë vjedhës e blerës votash dhe gati 800 mijë vota shqiptarësh që votojnë për mua dhe Partinë Socialiste, i kanë bërë vota të krimit.

Jo, krimi nuk vendos asgjë më në këtë Shqipëri që qeveriset nga Partia Socialiste. Në këtë Shqipëri vetëm populli e askush tjetër vendos, qoftë kush e udhëheq karvanin dhe qoftë kush i leh karvanit.


Shtuar 12.01.2025 12:01

Tags: ,