Gjendja e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar. Ashtu siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.
Në njoftim thuhet se Kryepiskopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
“Athinë, 10.01.2025
Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.
Nga administrata e spitalit”, thotë njoftimi.