Përplasje e ashpër mes Gjestit dhe Xhenetës: Pishmani më i madh i jetës sime

Xheneta Fetahu dhe Gjesti kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin, ku Xheneta shpërtheu në vaj. Gjesti e akuzoi atë për lojë me ndjenjat e tij, duke thënë se ajo ka qenë e papërgjegjshme në sjelljen e saj ndaj tij, ndërsa këngëtari i bëri një koment të drejtpërdrejtë duke thënë: “Qetësohu, jam sill mirë me ty je sill keq – s’kam çka me të bë”.

Xheneta, në një moment emocional, theksoi se ka bërë shumë sakrifica për Gjestin dhe se ka humbur shumë njerëz dhe mundësi për të qenë me të. Ajo u shpreh se ka lënë shumë gjëra pas për të qenë pranë tij, duke e quajtur atë pishmanin më të madh të saj.
Nga ana tjetër, Gjestin u shpreh se nuk kishte premtuar asgjë para se të hynte në “Big Brother VIP Kosova” dhe që ndjenjat nuk mund të kontrollohen, duke kërkuar që Xheneta të mos qajë dhe të mos e bëjë situatën më të vështirë. Përplasja vazhdoi dhe u përfshinë edhe banorët e tjerë të shtëpisë.

 


Shtuar 3.01.2025 11:33