Zbuloni se çfarë ka rezervuar moti në natën e ndërrimit të viteve

Nga dita e nesërme deri ditën e enjte, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në Veri dhe Lindje përgjatë relieveve malore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në Veriperëndim të vendit.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseverrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Pra, nata e ndërrimit të viteve do të jetë me një mot pa reshje, por të kthjellët dhe të ftohtë.


Shtuar 29.12.2024 14:07