Mëngjesin e 16 prillit të vitit 2024 rreth orës 8:00 në Pejë, shtetasi Edmond Lajçi, ekzekutoi bashkëshorten e tij Gjyljeta Ukellës me dy plumba në kokë, në prani të vajzave të mitura.
Edmond Lajçi, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata e Pejës, e ka shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje e rendë”, për krimin e ndodhur në 16 prill.
Sipas aktakuzës, Edmond Lajçi, me datë 16.04.2024 rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.
“I akuzuari Edmond Lajçi është fajtor për shkak se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi e paautorizuar e armëve’. Gjykata të akuzuar Edmond Lajçi, e gjykon me dënim me burgim të përjetshëm”,- thuhet në vendim.
Lajçi e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në kokë viktimën, teksa në banesë ndodheshin dhe dy vajzat e tyre të mitura. Ende nuk dihet se cili ishte motivi i ngjarjes, teksa pas arrestimit, autori, i dënuar më parë me gjobë për dhunë në familje, ka pranuar krimin para policisë. Gjyljeta Ukella, punonte prej dy vitesh si asistente në stomatologji. Sipas kolegëve, ajo ishte një grua shumë punëtore dhe e urtë.