Krishtlindje të bardha në Qafë Murriz/ Pamje magjike, dëbora tërheq vizitorët (FOTOT)

Zona e Qafë Murrizit në kufirin ndarës mes Klosit dhe Tiranës, është kthyer në pritës të qytetarëve që duan të shijojnë praninë e dëborës.

Ndonëse gjatë reshjeve të së hënës mbrëma, dhjetera automjete e qindra qytetar mbetën të bllokuar, me ndalimin e reshjeve, bora ka tërhequr me dhjetra vizitorë.

Për të shijuar peizazhin fantastik të krijuar nga bardhësia e borës, dhjetera qytetar kanë mbërritur aty kryesisht nga Tirana për të përqafuar ndjesinë e pranisë së borës.

Fëmijë, të rinj e madje edhe të moshuar kanë mbërritur në Qaf Murriz, për të kaluar kohë në prani të borës.

Por zona nuk ka pritur vetëm ata që duan të shijojnë praninë e borës, por edhe të apasionuarit pas makinave off road të cilët kanë testuar veten në këtë zonë.

 

 

 


Shtuar 25.12.2024 14:07