Aksident i rëndë në Durrës, shoferi përplas një çiklist dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Vllazërimi”.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë, i cili është përplasur në asfalt dhe dëmtuar.
Gazetari , Artur Korriku, informon se autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse Policia vendore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, identifikimin e shoferit dhe kapjen e tij.


Shtuar 24.12.2024 18:00