Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Vllaznisë, teksa ka marrë përkohësisht kreun e renditjes së kampionatit në duelin direkt me pretendentët e “Final Four”.
Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me anë të Carës në minutën e dytë.
Me kalimin e minutave Partizani u mjaftua që të kontrollonte lojën ndërsa për të “vulosur” tri pikët mendoi Rrapaj, i cili me një gol mjaft të bukur në hyrje të zonës shënoi në atë që do të jetë ndeshja e fundit si lojtar “i kuq”.
Pas 19 javësh kampionat Partizani ngjitet në vendin e parë me 33 pikë ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me dy pikë më pak.