”Erjon Veliaj i shqetësuar nga denoncimet”, Këlliçi: Kemi nxjerrë faktet e pakontestueshme

Drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën e 39-të përpara Bashkisë së Tiranës ka denoncuar veprimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, kanë shfaqur besnikëri ndaj pushtetit të Edi Ramës, duke u shtrirur skur nuk e dinin për protestën ehe pse kjo e fundit ishte njoftuar.

Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave dhe ka paralajmëruar se opozita nuk do të tërhiqet përballë këtyre provokimeve.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga SPAK dhe ka denoncuar lidhjet e dyshimta të politikanëve të lartë me shkelje ligjore.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për drejtësi, duke paralajmëruar një tjetër protestë të madhe që do të zhvillohet më 23 dhjetor.

”Faleminderit qytetarëve që sot erdhën në protestën e 39-të para selisë së 5D-së dhe inceneratorit të Tiranës, dhe për 38 protesta me radhë kemi njoftuar Policinë e Shtetit. Vetëm një herë ka pasur një rast të ngjashëm.

Por sot u dha prova e qartë se drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, kamionët e rinj që janë vendosur, sot dhanë një shenjë besnikërie ndaj kreut të narkoshtetit, Edi Ramës, për shkak të skandaleve që kanë shpërthyer në 3-4 ditët e fundit dhe për shkak të zgjedhjeve që po vijnë.

Këta banditë sot, që kanë marrë njoftimin zyrtar siç do të javë, që do të protestojmë para bashkisë, vendosën të fusin në përplasje qytetarët, protestuesit me qytetarët e thjeshtë.

Ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet, dhe ta harrojnë se ne do të bien pre e këtyre provokimeve.

Është një oficer policie me dy yje, i cili erdhi duke bërë si shpirt i keq. “Ju lutem,” tha ai, “zhbllokoni pak rrugën, lërini autobuzët të kalojnë, të kalojnë dhe këto makina dhe vazhdoni normalisht.”

Asnjë nga protestuesit nuk e besoi, megjithatë vendosëm të fillojmë protestën, ta zhbllokojmë situatën dhe të zhvillojmë protestën.

Çfarë ndodhi? Gënjyen, si gjithçka që bëjnë, mashtruan. Pse? Sepse donin të fusnin njerëzit në përplasje.

Edi Rama, ti ministër i Brendshëm, ti përdorues droge, ti njeri që je nipi i Enver Hoxhës, ta dish që jo shefat e komisariateve, jo drejtorët e Policisë së Shtetit, po edhe Perëndia të vijë të zbresë këtu, Partia Demokratike, opozita nuk tërhiqet. Ne do të jemi këtu.

Erjon Veliaj, e di që je shqetësuar, Edi Rama, e di që je shqetësuar edhe ti për shkak të denoncimit të mbrëmshëm në Syri TV, për shkak të punimeve që po bëhen në sarajet e Surrelit, ku po hidhen me qindra, mijëra euro beton të fortifikuar për të forcuar shtëpinë tënde.

MOS HARRONI, ka qenë Adriana Kalaja që ka denoncuar në SPAK edhe Edi Ramën, Linda Ramën, edhe Tan Lamen për ndërtimet në Surrel, dhe çfarë bëri SPAK-u?

Çfarë bëri Artan Lame? E çoi në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë, ndërkohë që aty pronar gjysmë i kësaj shtëpie është vetë kryeministri.

Erjon Veliaj është shqetësuar, sepse dje është zbuluar me fakte të pakontestueshme se si një punonjës i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Erald Ismaili, mer pra nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, përmes shoqatës “Byla” dhe kompanive që ka hapur në 2017 dhe 2018, dhe paguan drejtpërdrejt bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

Ja kemi nxjerrë letrat dje, publike.

Olsi Dado, thirrje publike për ty, Altin Dumani, thirrje publike për ty. Mjafton të hyni në QKB, të kërkoni dokumentat online, nëse keni vullnetin i keni dokumentat aty.

Nuk kishte pse të zhvillohej kjo protestë e 39-të, nëse SPAK dhe kolegu i Erjon Veliajt, Altin Dumani, do të vendoste të zbatonte ligjin, sepse kreu i bashkisë nuk do të ishte në zyrë.

Nuk ka se bën si i habitur kreu i Policisë këtu, “Oo, paska protestë sot!” Se do të shihni, Bashkia i ka dyert me zinxhir. E kanë ditur mjaft mirë, por skenar për të pasur gjakderdhje dhe për të pasur përplasje, ju sheshtori dhe do t’ju dështojë.

Paralajmërim për ditën e sotme, për protestën e të hënës, datë 23, ora 17:00. Mos guxoni të tentoni të njëjtin skenar. Në orën 17:00, ne do të jemi këtu në protestë dhe nuk do të bëjmë asnjë milimetër pas.”


Shtuar 20.12.2024 13:00