EMRAT/ Humbën jetën pasi u asfiksuan nga rrjedhja e gazit, dy viktimat në Tiranë ishin të afërm

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit. Viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti 47-vjeç dhe një i afërm i tij Vladimir Bengu rreth 56-vjeç.

Mësohet se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:20 në rrugën “Marije Kraja”. Nderkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, Altin Maksuti 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Shtuar 19.12.2024 19:02

Tags: ,