Në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” Fier, është gjendur një trup i pajetë pasditen e kësaj të enjte. Kanë qenë banorët e zonës të cilët e kanë parë viktimën, i cili është një mashkull, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policisë.
Nga konstatimet e para dyshohet se viktima, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale pasi në trupin e tijnuk janë konstatuar shenja dhune.
Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Fierit ku dhe do të kryhet ekpertiza mjeko-ligjore. Gjithashtu policia po punon për verifikimin e personit si dhe rrethatat që viktima ka ndërruar jetë.