Hana ka festuar sot ditëlindjen e saj të 6-të, duke marrë urime të ngrohta dhe të bukura nga të gjithë ata që e duan.
Në orët e para të mëngjesit, mami i saj, Loredana, ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues, duke postuar një fotografi të vogëlushes duke fryrë qirinjët e tortës së saj të ditëlindjes.
Loredana ka shoqëruar fotografinë me një mesazh prekës: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime e bukur. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur, dhurata ime më e madhe përgjithmonë! Te dua Hana! Nëna jote.”
Ky mesazh plot dashuri tregon thellësinë e lidhjes mes nënës dhe vajzës, dhe padyshim ka emocionuar ndjekësit, që nuk kanë munguar në shprehjen e urimeve të tyre për Hanën.