SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Yaris/ Kush janë funksionarët e përfshirë dhe akuzat ndaj tyre (EMRAT)

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Toyota Yaris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.

Raportohet se zyrtarja Erjona Daupaj, akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.

Radovan Cela, akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm.

Astrit Vlasi, është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv. Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor.


Shtuar 18.12.2024 11:46