Publikohet video, Parashqevi Simaku duke performuar me ish-bashkëshortin në Festivalin e Fundvitit

Parashqevi Simaku duke kënduar, ndërsa krah saj performon si instrumentist ish-bashkëshorti i saj, Roberti.

Kjo duket në videon e publikuar nga RTSH ditën e djeshme, në edicionin e 35-të të Festivalit të Fundvitit, në vitin 1996!

Ajo shfaqet mjaft elegante me një fustan të zi ngjitur pas trupi, tepër modern për kohën.

Ditët e fundit, Simaku është kthyer në kryefjalë të mediave, pasi u zbulua se jetonte si e pastrehë në SHBA.

Personat që kanë folur me të, kanë treguar se artistja u ka rrëfyer se qëndron vazhdimisht në një stacion treni duke pritur për djalin e saj, Luke.

Pas divorcit me Robert, gjykata në Amerikë ia kaloi kujdestarinë e djalit këtij të fundit.

Pas zhurmës në rrjet lidhur me fatin e artistes, ish-bashkëshorti i saj nuk ka bërë asnjë reagim.

Në emisionin Opinion, moderatori Blendi Fevziu, u shpreh se kishte mësuar, se Robert nuk pranon të japë komente lidhur me Parashqevinë, ndërsa ka deklaruar se do i raprtojë si përndjekje çdo mesazh që lidhet me të!