Xuxi rrefen jetën e vështirë: Varësia nga droga, rikontakti me vajzën pas 29 vitesh

Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, ka ndarë me publikun historinë e tij të jetës në Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka folur për vuajtjet nga varësia ndaj drogës dhe rehabilitimin në Turqi. Xuxi ka treguar për rikontaktimin me vajzën e tij Kiara pas 29 vitesh dhe për vështirësitë shëndetësore të vajzës tjetër, Sumeja, e cila vuante nga meningjiti bakterial. Ai theksoi se familja është mbështetje e fortë dhe ka shprehur falënderimet për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë.

“Kam pasur një fëmijëri shumë të bukur. Nuk më ka munguar asnjëherë asgjë. Kur mbusha 18 vjeç përfundova shkollën e mesme, kam ndjekur dy vite si gazetar dhe pastaj është dashur të shkoj në shërbim ushtarak në ish shtetin e Jugosllavisë dhe kur jam kthyer për hatër të prindërve kam zgjedhur juridikun.

Pastaj më është ngushtuar liria ime, atëherë është dashur të shkoj në Gjermani të qëndroj deri në vitin 1997. Kanë qenë vite të vështira për mua sepse kam qenë i vetmuar, larg familjes. Më mungojnë prindërit, për pak ditë kam edhe përvjetorin e nënës tani bën pesë vite dhe më dhemb që nuk kam qenë aty në momentet e fundit të saj. Nëna është e shenjtë.

Gjithmonë më dhemb që nuk kam qenë atë ditë aty.

Spontanisht ka ndodhur njohja ime me ish gruan time në Gjermani, jemi martuar në vitin ’92 dhe Kiara, vajza ime lindi më 6 tetor të vitit 1993. Pas ardhjes në jetë të Kiarës, raportet e mia me të ndryshuan rrënjësisht. Fatkeqësisht e kam lënë vajzën time tre muajshe.

E di që shokët e mi më thoshin pse nuk shkon ta takosh vajzën, por unë kur jam kthyer nuk kam pasur të drejtë të kthehem në atë shtet për dhjetë vite.

Më është dashur të pres 29 vite për ta takuar Kiarën. Kur e kam kontaktuar në Instagram për herë të parë i kam shkruajtur që jam babai biologjik Naimi, pas pak më erdhi mesazhi që është gëzuar shumë. Kur kam dalë nuk e kam ditur se si të reagoj e kam pyetur nëse mund të përqafoj. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës time sepse kam pasur shumë mall. Më ka hidhëruar shumë në fund se ka insistuar se nuk do të ketë fëmijë se është sklerozë të shumëfishtë, nuk mundet se rrezikon jetën e vetë. Është e vështirë kur të thotë se nga unë nuk mund të bësh fëmijë asnjëherë.

Kur jam kthyer, Ardiana gruaja ime dhe Bardhi, çuni im e ka ditur për Kiarën, por Sumeja nuk e ka ditur sepse e kemi pasur të vështirë të ia tregojmë për një problemi që ka Sumeja, për Sumejën ka qenë shok sepse nuk ka mundur të besoj që në atë moshë 16 vjeçe nuk e di që ka një motër.

Sumeja ka lindur në vitin 2006 dhe ka qenë një gëzim shumë i madh. E kanë kuptuar që është me meningjit bakterial, në 11 muajshe e kam kuptuar se është e shurdhër në dy veshët e saj. Ka qenë momenti më i vështirë në jetë. Më ra qielli mbi kokë. Gjithë jetën ka qenë luftëtare. Në moshën tre vjeç e gjysmë për herë të parë ka dëgjuar, reagimi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm. Me shumë punë sakrificë, për mua nuk ka pasur rëndësi pasuria vetëm që Sumeja të jetë e barabartë.

Falë Zotit gjithë atë që kam pasur e kam shkrirë për shëndetin e Sumejës. Prindi bën për fëmijët gjithçka në jetë. Sumeja është sot 18 vjeçe, një vajzë shumë e bukur. Nëse mund të jem krenar për diçka është familja ime. Zoti më ka dhënë dashurinë më të madhe në jetë, Ardianën.

Unë kam pasur problemet e mia me drogë dhe kam qenë i varur për disa vite, deri në 2000 kur babai im i ndjerë unë kam shkuar në Turqi në rehabilitim.

Jam njeri i rilindur. Unë këtu nuk kam hyrë për të më njohur njerëzit, fama nuk më ka munguar. Çmimi i madh mund të bëjë shumë ndryshim në jetën e familjes time.”


Shtuar 17.12.2024 16:48

Tags: ,