Biznesmeni Elton Ilirjani, ndodhet pranë Parashqevi Simakut, pasi në media u bë publike gjendja e saj jo e mirë me të cilën Parashqevia po jetonte prej vitesh.
Tashmë ai ka bërë publike dhe një llogari bankare e hapur nga Ilirjani, për t’u dhënë mundësinë gjithë qytetarëve që t’i vijnë në ndihmë ikonës së viteve ’80-të.
Ky “GoFoundMe”, është hapur me qëllim mbledhjen e fondeve, të cilat do të shkojnë për përkujdesjen shëndetësore të Parashqevisë, për t’i rikthyer këngëtares Simaku dinjitetin dhe admirimin që kombi ka ndaj saj, shkruan Elton Ilirjani në përshkrimin e kësaj fushate.
Deri më tani në llogarinë e “GoFoundMe”, janë mbledhur reth 32 mijë dollarë nga 1 milionë dollarë që kërkohen.