Robert Aliaj shpërthen ndaj Elton Ilirjanit që ndihmoi Parashqevinë: Sharlatan që ka pesë lekë, të jep bukë e të filmon çdo sekondë

Artisti Robert Aliaj ka shpërthyer ndaj biznesmenit Elton Ilirjani, i cili i ofroi ndihmë këngëtares Parashqevi Simakut, e cila ndodhet në vështirësi ekonomike.

Aliaj shprehet se është e turpshme që Ilirjani ka filmuar çdo gjë dhe e ka publikuar duke përdhosur kështu figurën e artistes. Ai tha se biznesmeni po shfrytëzon çështjen e Simakut për të bërë spektakël dhe për të marrë klikime

“Video më la një shije shumë e hidhur shumë e keqe, por ajo që pasoi akoma ishte më e tmerrshme. Mënyra se si u soll dhunshëm ajo në peizazhin mediatik, mënyra se si u abuzua dhe se si u mëshirua, ne jemi popull që e shesim mëshirën si vlerë.

Ajo video nuk ishte e transmetueshme, imoralitet tërësor. Flasim me terma të ekzagjeruar, skandalozë. Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo çap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirueshme, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël”, tha ai për “Open” në News24.


Shtuar 16.12.2024 23:41