Vëllai i Parashqevi Simakut: Ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë, do të shkojë ai atje

Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, është shprehur i emocionuar dhe mirënjohës që më në fund, pas disa vitesh, ka rikontaktuar motrën e tij. Në një intervistë për “Top Story”, Simaku u shpreh se me gjetjen e motrës, është plotësuar amaneti i nënës, që u nda nga jeta dy vite më parë. Ai falenderoi biznesmenin Elton Ilirjani, që po kujdeset për Parashqevinë.

“E falenderoj që po ma bën motrën të lumtur, këto të tjerat nuk më interesojnë fare, çfarë flitet dhe çfarë nuk flitet. Unë nuk do shkoj, por do dërgoj, djali ishte atje edhe për ta kërkuar. Ka dy javë që ka ardhur nga Amerika, unë ia kam lënë çdo gjë djalit në dorë. Ajo e ka dashur shumë djalin. Ajo më fërkonte duart dhe këmbët me një dashuri dhe një respekt të jashtëzakonshëm”, u shpreh i përlotur Arben Simaku.


Shtuar 16.12.2024 22:12