BE miraton paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë: Ne qëndrojmë pranë popullit ukrainas

Bashkimi europian ka miratuar gjatë kësaj të henë paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë. Në liste janë përfshirë rreth 30 organizta Ruse, përfshirë këtu ato kineze dhe të Koresë së Veritu si dhe kundr flotës “hije” të Moskës.

Sanskione të plota janë vendosur kundër organiztave kineze të cilat kanë si aktivitet furnizmin e ushtrisë ruse me dronë dhe konponentë mikroelektronikë në mbështetje të ushtrisë.

“Ne do të qëndrojmë pranë popullit ukrainas në të gjitha frontet: humanitare, ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake. Nuk mund të ketë dyshim se Ukraina do të fitojë”, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Është zgjeruar gjitashtu lista e anijeve që i nënshtrohen ndalimit të hyrjes në porte dhe ndalimit të ofrimit të shërbimeve të transportit detar. Sanksionet synojnë cisterna nga vendet jo anëtare të BE-së që janë pjesë e flotës “hije” të Putinit. 52 anije me origjinë nga vende të treta tashmë janë sanksionuar për këto arsye, duke e çuar në 79 numrin total të anijeve që i nënshtrohen sanksioneve.

Në total 32 oblejte të sanksionuara, të cilat do t’i nënshtrohen kufizimeve më të rrepta të eksportit për mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjitë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit rus të mbrojtjes dhe sigurisë.

Bashkimi Europian filloi ndërmarrjen e sanskioneve kundër Rusisë që prej vitit 2022 kur Moska vendosi të sulmojë ashpër Ukrainën duke i çuar dy vendet në një luftë të përgjakshme, tashmë prej 2 vitesh.


Shtuar 16.12.2024 16:27

Tags: ,