Përplasen dy makina në Sarandë, lëndohen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur sot në Sarandë, ku një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 14:09