Një barazim i çmendur 3-3 mes Rayo Vallecanos dhe Realit në derbin e dytë të Madridit. Blancos e nisën keq, e panë veten 2-0, por goli i papritur i Valverdes zgjoi skuadrën e Ancelottit.
Bellingham gjen golin e barazimit, Rodrygo golin e kthesës, por goditja e Isi fikson rezultatin përfundimtar në 3-3. Mundësia e humbur për të shkuar vetëm në majë, të paktën për një mbrëmje, për Madridin.
Reali aktualisht ndodhet në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Barcelona e vendit të parë.
Rayo Vallecano është i pozicionuar në vendin e 13-të në kuotën e 20 pikëve.