Shiu përmbyt rrugët në Bulqizë, bora shkakton probleme në male

Reshjet e mëdha të shiut të shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit kanë sjellë probleme në rrugë. Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugën qe lidh Lagjen e Re me Lagjen  e Vjetër.

Reshje dëbore ka pasur edhe te minierat e Zonës D, po ashtu edhe te minierat e Ternovës dhe dhe ato të Marraneshit, ku policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes në lëvizje dhe të përdorin zinxhirë në vendet ku ka nevojë.


Shtuar 15.12.2024 09:43

Tags: ,