E rëndë në Dibër, 18-vjeçari plagos bashkëmoshatarin e tij (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kamen” të qytetit të Peshkopisë, ku një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Shërbimet e rendit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit Orgest Hidri 18- vjeç, banues në Peshkopi.

Sipas hetimeve paraprake, O.H. ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin F.K., 18-vjeç, pas një konflikti që përshkallëzoi në dhunë fizike.

Viktima, i cili mbeti i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 12.12.2024 09:37