Gjesti e ‘godet’ Xhenetën – zbulon se çka ndodhi poshtë jorganit mes tyre

Përplasja mes Xheneta Fetahut dhe Drilon Ramës ka vazhduar në shtëpinë më të famshme në vend.

Modelja u shpreh se ka nevojë që të ketë një mashkull afër vetes dhe e pyet boksierin se ku është problemi i tij në këtë aspekt.

“Kam nevojë me pas një mashkull afër meje dhe ndihna më e fortë kur e kam një mashkull, çka të intereson ty se çfarë kam unë nevojë. Mbase ti që ske qenë kurrë nën mbrojtjen e një femre është problemi yt – je i prapambetur”, tha ajo.

Driloni ndër të tjerash i tha Xhenetës që të shkojë e të prekë Gjestin poshtë jorganit pasi në kamera nuk ka guxim.
Në këtë debat u përfshi edhe këngëtari, i cili e mbështeti atë duke thënë se nuk ka guxim të tregojë se çfarë ndodhi nën jorgan.


Shtuar 11.12.2024 12:38