Probleme me energjinë elektrike, OSHEE lë në terr 400 familje në Gjirokastër

Edhe gjatë ditës së martë Qarku i Gjirokastrës ka qenë i përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e shiut.

Megjithëse me intensitet mesatar reshjet vazhdojnë të jenë problematike për sa i përket furnizimit normal me energji elektrike të zonave malore.

Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 400 familje vazhdojnë të ndeshin probleme si shkak i defekteve teknike në rrjet dhe stakimeve të vazhdueshme të energjisë.

Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme për sa i përket përmbytjeve ndërsa niveli i lumenjve Drino dhe Vjosë është në parametrat stinorë.


Shtuar 10.12.2024 17:48