Reshjet e dëborës në Veri/ Rama apel drejtuesve të mjeteve: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor (VIDEO)

Ditët e fundit vendi ynë,  është përfshirë nga reshje të dendura dëbore veçanërisht në Veri të Shqipërisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, lidhur me situatën në vend, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet, për të shmangur aksidentet.

Ndërkohë, njofton se grupet e punës dhe mjetet borëpastruese ndodhen në terren, për të siguruar lëvizjen pa pengesa.

“Reshjet e dëborës nuk kanë penguar grupet tona të punës dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe ndiqni udhëzimet”, shkruan Rama.


Shtuar 10.12.2024 13:47