Berisha zbulon se kush qëndron në krye të bandave që kontrollojnë bastet ilegale nga Elbasani në Korçë (EMRI+FOTO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili tregon një faqe bastesh të paligjshme, por që vepron si e ligjshme në zonën e Elbasanit dhe më gjerë.

Sipas denoncimit, personi që shfaqet në foto me Ramën, Mareglen Çoku, është kontakti kyç me bandën e Elbasanit që kontrollon bastet online.

Ndërkohë, vëllai i tij Lipjan Çoku, është menaxheri në hije i basteve që dërgon paratë në grupin kriminal të Elbasanit.

Qytetari thekson se; Prokuroria është në dijeni të kësaj, por mesa duket bën një sy qorr dhe një vesh shurdh.

“Bastet ilegale, të lidhur me Ramën!”,– shkruan Berisha krahas denoncimit të qytetarit.

 


Shtuar 10.12.2024 12:57