Mbrëmjen e djeshme, Enton Abilekaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u shpreh se Edi Ramës nuk i duhet Veliaj në burg para zgjedhjeve, pasi ai është makineri elektorale dhe duhet për vota, por kryeministrit i duhet i “diskretituar”, që të mos ketë asnjë aspiratë për të qenë pasardhës i tij.
Gjithashtu, Abilekaj theksoi se edhe hetimet e SPAK e reflektojnë këtë dëshirë të kryeministrit, pasi SPAK e heton por nuk merr hapa të mëtejshme edhe pse ka të paktën pesë hetimet ndaj tij.
“Rama e ka nisur sulmin ndaj Veliajt si çdo tiran, që ka frikë nga pasardhësi. Veliaj u ekspozua si pasardhësi, sulmin ndaj tij e ka nisur Edi Rama, e tallte, e injoronte, etj. Hapja e hetimeve mund të jetë edhe urdhër i Ramës.
Ka interes Rama të zhdukë Veliajn nga politika para zgjedhjeve? Rama është i interesuar që Veliaj të diskretitohet dhe jo të shkatërrohet, sepse votat e tij i duhen në zgjedhje.
Nëse ka 10 apo 20 mijë vota më shumë se PD, Rama nuk është idiot t’i flakë kot. Para zgjedhjeve nuk i duhet shkatërrimi i Veliajt, por diskretitimi. Pra njësoj siç bën SPAK. Kur sheh SPAK, duket si dora e Ramës që po e bën këtë.
I hap pesë dosje penale dhe nuk e kap për asgjë. Ia gjen faktet dhe nuk përdor gjë në gjykatë. A është kjo një lojë e Ramës nëpërmjet SPAK? Apo është një koiçidencë? Nuk e do në burg, por do ta përdorë kështu, që të punojë Veliaj për Ramën.
Veliaj për Ramën nuk do të punojë, sepse në 2027 ai mbetet pa punë, është më i interesuari në PS që të largohet Rama këtë mandat, por që të mos bëjë Veliaj atë që bëri Rama në 2005 me Nanon, Rama i ka vënë një hanxahr në kokë, i thotë puno ose ta preva kokën.
Kjo logjikë na përputhet me këtë që po bën SPAK sot”, tha Abilekaj.