Policia e Shkodrës i ka drejtuar një apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Apeli vjen në një kohë kur Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq, ku pëtveç reshjeve të shiut ka pasur edhe dëbore.
Aktualisht në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.
Policia bëri të ditur se borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës.
Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.