Abissnet Superiore ul siparin e javës së 17-të me dy takimet e fundit, të cilat do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të parët në fushë zbresin Bylis dhe Partizani në orën 13:30. Në “Adush Muça” të Ballshit në orën 13:30, Bylis pret Partizanin në një duel që do të jetë mjaft i vështirë për shkak të kushteve atmosferike, të cilat kanë rënduar terrenin e lojës.
Ndërkohë në orën 17:00 e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet ku Tirana pret ekipin e Teutës. Edhe pse jemi vetëm në javën e 17-të kjo përballje ka shijen e një takimi ku luhen shumë fatet e “mbijetesës” të të dy ekipeve në Superiore.
Garancia e vetme është “Arena Kombëtare”, e cila nuk pritet që të ndikojë në lojë pas reshjeve të dendura të shiut.