Rozana Radi dhe Sany Dimitri, triumfuan në garën e “Këngës Magjike” me “Akoma”. Në fjalën e saj në postfestival në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Rozana mori fjalën për të shprehur jo vetëm falenderimet, por edhe bindjen se këtë vit ia ka dalë të fitojë mes më të mirëve.
Rozana Radi: E para, i falenderoj të tgjithë pjesëmarrësit në “Këngën Magjike”, ata që na kanë votuar, ata që na kanë votuar më pak. Ky festival, unë kam marrë pjeesë në shumë festivale “Kënga Magjike”, njëherë kam qenë fituese, kam marrë pikë nga njerëz që edhe nuk kam komunikim me ta. Ne kemi fituar këtë vit me më të mirët. Unë mendoj që ky festival ka pasur prurjet më të bukura të gjithë “Këngës Magjike” ndonjëherë.
Ajo nuk la mënjanë as një sqarim për lajmet e aludimet që kanë qarkulluar për shkak të performancës së saj me Sany se ka një raport personal mes tyre. Mes fituesve të “Këngës Magjike 2024” s’ka asgjë veç skenës e artit.
Rozana Radi: Do të doja të sqaroja një kleçkë të vogël: unë me Sany nuk jemi të dashur, nuk jemi burrë e grua, nuk jemi asgjë. Kemi ndarë vetëm skenën, asgjë tjetër, sa për sqarim për të gjithë. Kjo mbaroi kjo gjëja këtu. Ju falenderoj të gjithëve për mundësinë që na dhatë të ndihemi në ‘backstage’ si artistë europianë. Faleminderit shumë!