Rei Manaj kërkon falje: Nuk doja të dëmtoja kundërshtarin

Galatasaray ka arritur të marrë një fitore 3-2 në fushën e Sivasspor. Krahas rezultatit, një vëmendje të veçantë në këtë sfidë ka marrë ndërhyrja e sulmuesit kuqezi, Rei Manaj ndaj Barış Alper Yılmaz duke e lënë këtë të fundit të dëmtuar.

Një ndërhyrje në fundin e sfidës, që shkaktoi shumë tension dhe një karton të verdhë për sulmuesin shqiptar. Manaj ka reaguar më pas duke kërkuar falje.

“Më vjen shumë keq që po përballem me një situatë që nuk dua ta përjetoj në jetën time profesionale futbollistike. Dua të them me gjithë sinqeritetin tim se nuk kisha tendencë të dëmtoja Barış Alper Yılmaz”.

“Ky incident ndodhi teksa po përpiqesha të kontribuoja për ekipin tim me adrenalinën dhe emocionet e rezultatit të ndeshjes. Uroj me gjithë zemër që Barış Alper Yılmaz të shërohet së shpejti, i kërkoj falje duke shpresuar ta shoh sa më shpejt me ne”.


Shtuar 8.12.2024 21:12

Tags: