Derbi i çmendur, Chelsea përmbys Tottenhamin

Derbi i çmendur i Londrës, Chelsea përmbys 4-3 Tottenhamin. Pjesa e parë shumë argëtuese, me shumë gola dhe ndryshime të vazhdueshme të situatës. Në minutën e pestë, Spurs përfituan nga një gabim i Cucurella, me Solanke që finalizoi. Gjashtë minuta më vonë skena përsëritet: Cucurella rrëshqet sërish, me Kulusevski që shënon. Pas epërsisë 2-0, blutë u zgjuan, duke e mbyllur diferencën në minutën e 17-të me Jadon Sancho.

Të besuarit e Postecoglou, pavarësisht rreziqeve, u afruan për të shënuar të tretin në fund të pjesës së parë, por goditja me kokë e Sarr goditi traversën. Në pjesën e dytë, lojtarët e Maresca-s shtynë fort dhe në minutën e 61-të rikthejnë ndeshjen në ekuilibër: Palmer mposhti Foster nga pika e bardhë për 2-2.

Në minutën e 73-të kompletohet rikthimi: Palmer është sërish protagonist, këtë herë me një krosim që devijohet dhe bëhet perfekt për gjuajtjen e Enzo Fernandez, që bën 3-2. Në fund kishte vend për një tjetër penallti të kthyer në gol nga Cole Palmer, pas një naiviteti të radhës nga vendasit.

Son shënoi golin e shtatë të ndeshjes në minutën e 96-të, duke e mbyllur më tej diferencën, por tashmë ishte tepër vonë. Me këtë 4-3, blutë ngrihen në 31 pikë në renditje, në vendin e dytë dhe -4 pas Liverpool-it (që duhet të rikuperojë derbin me Everton). Një tjetër nokaut për Tottenhamin, i njëmbëdhjeti me vetëm 20 pikë.


Shtuar 8.12.2024 20:50