Personi i cilësuar si i dyshuar për vrasjen e Klaudio Prendit, i njohur në zonë si Kleo i Freskut ka dhënë dëshmi në polici 2 javë pas regjistrimit të ngjarjes.
Ai ka qëndruar mohues lidhur më pretendimet e ngritura nga policia si autor të dyshuar.
Madje atij i është marrë edhe aparati celular ku të dhënat që do të nxirren po shikohen me interes nga autoritetet.
Teksa prokuroria e posacme ka marrë në dorë hetimet për zbardhjen e vrasjes se Klaudio Prendit në Tiranë, policia e shtetit ka mundur të administrojë edhe dëshminë e një personi që shikohet kyq për ngjarjen.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.D, një përsonazh i njohur si Kleo i Freskut ku ky i fundit përvec dëshmisë i është sekuestruar edhe aparati celular.
Mbi ngjarjen në fjalë ku avokati i tij, Enea Cenko është shprehur se pavarësisht aludimeve përsonazhi i quajtur Kleo i Freskut nuk ka lidhje me ngjarjen.
‘’Atë ditë, klienti im, ‘’Kleo i Freskut’ ka qenë në një intinerar rruge dhe kohe që nuk korrespondojnë me ngjarjen në fjalë që është bërë atë natë pranë zonës së Xhamllikut’’.
Siç konfirmon avokati, Klaudio Prendi para vrasjes ka pasur një bisedë më personin e dyshuar dhe të indentifikuar si Kleo ku kishte të bëntë më një shumë prej 7,600 euro të ardhura këto nga aktiviteti i lojrave të fatit.
‘’Një shoku i tyre i ka thënë që ka fituar një lloto prej 7600 euro.
Në këtë shumë që është fituar nuk i është dhënë nga personi në fjalë.
Ka pasur biseda për t’ja kthyer këtë shumë.
Kjo në fillim nuk është konfirmuar nga i ndjeri, i ka thënë që nuk kam lidhje me këtë faqe.
Më pas i është thënë që na i kthe këto para sepse i duhen shokut tënd’’
Policia dyshohen se për vrasjen e tij është angazhuar një grup kriminal.
Nisur nga menyra e veprimit hetuesit shtojnë se 26 vjeçari Prendi ka qenë në moniorim nga autorët deri sa kanë gjetur hapsirë për vrasjen e tij.
Pavarësisht plumbave Klaudio Prendi që u shoqërua nga shokët e tij pas ngjarjes nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.
26 vjeçari rezulton djali i ish gjyqtarit Fran Prendi.