Analisti Enton Abilekaj, ka deklaruar se çështja e Veliajt do jetë një test për SPAK në sytë e publikut për të provuar pavarësinë e tij.
Sipas Abilekaj është ende herët për të dalë në një konkluzion në lidhje me fatin e Erjon Veliajt, pasi deri më tani kemi të bëjmë me një hetim pasuror ndaj tij, ndërkohë që agjentët e BKH ndodhen ende në ambientet e kompanisë “Harabel” të bashkëshortes së Veliajt, ndërsa vetë ai pritet të kthehet në orët e mbrëmjes nga Hamburgu.
Abilekaj shprehet se kemi të bëjmë me një hetim të paprecedentë në llojin e tij, dhe është një sfidë ndaj pushtetit të Erjon Veliajt që ka brenda SPAK, çka e shfaqi dhe në momentin kur i thirr në këtë instititucion teksa prokurorët do i kosndieronte “kolegë”. Më poshte reagimi i gazetarit Abilekaj.
Është herët për të thënë se çfarë ka ndodhu, sepse nuk dimë shumë gjëra, por ajo që dimë deri tani është se SPAK në njoftimin e tij e quan një “procedim penal të nisur’. Pra kemi të bëjmë me një procedim në kuadrin e hetimit pasuror. Pra SPAk ka dalë në konkluzionin se për pasurinë e tij duhet të hapet një dosje penale. Ky është lajmi deri tani, se çfarë ndodh më vonë me zotin Veliaj i cili pritet të vijë sot nga Hamburgu dhe nëse do të ketë një masë sigurie ndaj tij apo jo, është herët për të folur, sespe nuk kemi një njoftim nga SPAK . Me sa duket në këtë çështje janë të përfshirë dhe të afërm të zotit Veliaj përderisa kemi pasur sekuestrim të telefonit të bashkëshortes të tij. Pra na duhet të presim, sepse kemi të bëjmë me një hetim të paprecedentë në llojin e tij dhe është një sfidë ndaj pushtetit që Erjon Veliaj ka, dhe e ka demonstruar vazhdimisht edhe ndaj SPAK, ndaj sfidës që ai i ka bërë SPAK dhe në ditën kur është thirrur kur tha se “u takova me kolegët e mij”, dhe më pas ndaj sigurisë që ai ka shfaqur kur tha se SPAK funksionin sipas tij si një produkt i PS-së, dhe sponsorizohet nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Kështu ne do të shohim në orët në vazhdim, se kjo është një ngjarje që është duke u zhvilluar se akoma ska mbaruar se çfarë do të ndodhë me zotin Veliaj dhe me çfarë kemi të bëjmë. Ama është e sigurtë që është një hetim pasuror. Prokuroria ka shkuar dy herë në shtëpinë e zotit Veliaj dhe më vonë mund të kemi një konkluzion ose një përfundim nga drejtuesit e BKH-së
Ndërkohë me sa dimë akoma skano dalë nga zyrat e kompanisë “harabel”, ku ndodhet dhe bashkëshortja e Veliajt?
Po me sa di unë në këtë hetim përfshihet dhe vëllai i zotit Veliajt….
Para pak kohe, u ngarkua zoti Gonxhe si drejtues politik për Tiranën, si e shikoni këtë lëvizje të Ramës?
Në partinë Socialiste mund të ketë një luftë bërrylash e cila reflektohet dhe në SPAK, sepse pashmangshmërisht dhe domosdoshmërisht kjo reflektohet dhe në SPAK , spes pashmangshmërisht SPAK ka lidhje me mazhorancën, për shkak të të gjitha institucioneve hallkave që u krijuan deri në krijimin e SPAK, të cilat u kujdes mazhoranca të krijoheshin nën ndikimin e saj. Pra të gjitha hallkat që çuan në krijimin e SPAK u bënë nën kujdesin e posaçëm të mazhorancës dje sigurisht që SPAK smund të mos reflektojë luftrat apo dëshirat e mazhorancës. Pra dëshirat e Edi ramës, luftën politike që Edi Rama po u bën kundërshtarë apo dhe atyre që deri dje i ka pasur bashkëpuntorë dhe që ne i kemi parë. Për shembull Rasti i Arben Ahmetaj është një rast tipik se si një ish bashkëpunëtor i Edi Ramës, i cili sapo dënohet politikisht nga Edi Rama, dënohet dhe penalisht nga SPAK. Kjo tregon lidhjen e shkurtër të Ramës me SPAK. Por atje në SPAK ka dhe një pjesë tjetër që mund të sjellë dhe surpriza për të gjitha krahët. Por mendoj se kjo çështja e Veliajt është një sfidë e SPAK për të kuptuar të gjithë shqiptarët, nëse kemi të bëjmë me një institucion që ka njëlloj pavarësie pavarësisht influencës që është kujdesur mazhoranca të ketë apo jo. Në rast se do të tregojë një shenjë pavarësie të fortë, dhe ky do ishte rasti i parë që SPAK do e tregonte atëherë besimi i SPAK tek publiku do të rritet fuqishëm.