Zgjedhjet 2025/ KQZ: Tiranës i shtohet një tjetër mandat deputeti, ja cilit qark t’i hiqet

Teksa na ndajnë edhe 5 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka propozuar edhe një rokadë mandatesh mes dy qarqeve.

Sipas KQZ, qarkut të Korçës do t’i hiqet një mandat dhe do t’i kalojë qarkut të Tiranës, duke e çuar numrin e mandateve të deputetëve në 37, ndërsa në Korçë ky numër zbret në 10.

Në zonat e tjera zgjedhore, nuk do të ketë ndryshim të numrit të mandateve.

Ky propozim do të shqyrtohet nga Komisioni Rregullator ditën e nesërme, i cili pritet të aprovojë ndarjen e re të mandateve për parlamentaret e 2025.


Shtuar 6.12.2024 12:57