PS propozon pr/ligj për anulimin e gjobave, ndërpritet seanca, opozita proteston: S’jemi njoftuar

Grupi Parlamentar i PS-së ka depozituar në Kuvend propozimin për një projekligj për anulimin e gjobave.

Kryeparlamentarja njoftoi se 35 deputetë të PS-së kanë kërkuar shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për anulimin e gjobave.

Por, opozita ka protestuar duke u shprehur se nuk janë njoftuar në lidhje me propozimin e ligjvënësve socialistë.

Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit ndërpreu seancën për 10 minuta duke i kërkuar Sekretarisë t’i vendoste në dispozicion kërkesën e Grupit të PS-së.

Elisa Spiropali: Nga deputetë të Grupit Parlamentar të PS është kërkuar shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar të projektligj për anulimin e gjobave. Z. Bardhi është depozituar sot, duhet ti vendoset në dispozicion.

Rregullorja përcakton që kur paraqitet këtu, është depozitua nga 35 deputetë të PS për procedurë të përshpejtuar.

Kush do të flasë pro kërkesës?

Të flasë pro dhe ju kundër.

Gazment Bardhi: Ku është kërkesa?

Elisa Spiropali: Sekretaria më njofton se është dpeizituar përpara 45 minutave. 10 minuta, Sekretaria të vendosë në dispozicion propozimin e 35 deputetëve, 10 minuta pushim.


Shtuar 5.12.2024 11:23