Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Lezhë, dërgohet me urgjencë te Trauma (EMRI)

Gjatë natës, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, një 45-vjeçar është plagosur në afërsi të fshatit Grykë Zezë.

I plagosur raportohet se është shtetasi 45-vjeç i identifikuar Mondi Gjoka, i cili është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve, 43-vjeçari dyshohet të jetë vetëplagosur në këmbën e majtë dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në një bar në fshatin Grykë Zezë. Ndërkohë policia po heton edhe pista të tjera të mundshme, duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe të afërm.

INFORMACIONI ZYRTAR

Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Mondi Gjoka, 45-vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.

Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi Mondi Gjoka, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

 


Shtuar 2.12.2024 08:28