Ndeshja e tretë si titullar, Sherri: I lumtur që ruajta portën të paprekur në fitoren e Kaljarit

Ndeshja e tretë si titullar në kampionatin italian me fanellën e Kaljarit do të mbahet mend gjatë nga portieri shqiptar Alen Sherri.

Skuadra e tij u rikthye te fitorja pas 5 ndeshjesh në Serinë A, ndërsa vetë Sherri ruajti për herë të parë të paprekur portën në fitoren 1-0 përballë Veronës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, portieri shqiptar ka dashur të komentojë ndeshjen dhe të falënderojë tifozët.

“Shumë i lumtur për fitoren time të parë dhe për ruajtjen e portës së paprekur për herë të parë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Le të vazhdojmë kështu”, shkruan Sherri.


Shtuar 1.12.2024 14:10