Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Angelohori të Selanikut në Greqi, ku një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 60-vjeçare dhe ka plagosur djalin e tyre, i cili doli për ta mbrojtur.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes kur çifti, 46-vjeçari me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij 60-vjeçare rome, nisën të debatonin.
Sherri ka shpërthyer dhe më pas 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka vrarë gruan, ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29-vjeçar, i cili u fut në mes, duke tentuar t’i ndajë.
Autori është arrestuar nga efektivët e stacionit policor të Thermaikos, të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit.