Renditja e FIFA-s/ Shqipëria nuk ndryshon pozicion, Kosova me renditjen më të mirë në histori

Shqipëria mbetet në vendin e 65 të renditjes së FIFA-s me 1275,57 pikë.

Organizmi drejtues i futbollit botëror publikoi klasifikimin e ri pas ndeshjeve të nëntorit, ku Kombëtarja jonë barazoi me Çekinë 0-0, ndërsa më pas u mund nga Ukraina 1-2.

Ndërkohë, për herë të parë në histori, Kosova e sheh veten në vendin e 99-të, duke u ngjitur kështu në 100 përfaqësueset më të mira në botë. “Dardanët” kanë 1219,82 pikë, pas disfatës ndaj Rumanisë dhe suksesit ndaj Lituanisë.


Shtuar 28.11.2024 18:07