Fjolla Morina ka qenë mbrëmë (e martë) e ftuar në “Krejt n’debat” për të komentuar më shumë rreth politikës dhe zgjedhjeve të ardhshme.
Ajo ndër të tjerash ka folur edhe për jetën private, duke qenë se një kohë ka qenë më e distancuar nga mediat dhe shtypi rozë.
Këngëtarja e njohur thekson se ka nisur një romancë të re dashurie me një shqiptar, por që jeton në Dubai.
Mes tjerash, artistja u shpreh se do të martohet vitin e ardhshëm, gjegjësisht në prill.
“Po është biznismen. Nuk jeton këtu por në Dubai. Shqiptar por me biznese në Dubai”, tha ajo.