Mami është mërzitur/ Zbardhen përgjimet e vajzës së ish-gjyqtares, Suel Çela i drejtohet Pajtime Fetahut: Për ty hidhem në zjarr unë…

Të tjera përgjime janë zbardhur nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK, për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe një avokate në arrest shtëpie.

Në një pjesë të konsiderueshme të dosjes del edhe emri i Megi Fetahut, vajza e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, ndaj së cilës SPAK lëshoi masën e arrestit me burg.

Vajza shpesh herë bën rolin e ndërmjetësueses së nënës së saj dhe eksponentë të organizatës së Suel Çelës.

Në një bisedë të zhvilluar më 29 korrik 2020, ajo komunikon me Klaus Matishin dhe i shpreh atij mërzitjen e nënës së saj Pajtime Fetahu me Suel Çelën dhe vëllain e tij Mario Çela.

Megi shprehet se nëna e saj ka rrezikuar duke e ndihmuar në disa raste, ku përmend, atë të Brikin Rustës, për amnistinë e Kelmend Xhaferrit dhe rastin e tritolit të vënë Fuad Verzivollit.

Megi shprehet se e ëma i kishte thënë që “ata të marrin vetëm kur kanë hallet e veta dhe nuk çojnë një fjalë nëpërmjet Renatos që u gëzuan ose të falenderojnë.

“Mami dje në darkë kur u shtri po thoshte qe ishte mërzit me shok me Mario. E nisi kështu. Kur erdhe sot te tavolina ime dhe më tha ka thënë Mario u gëzova tha për një sekondë se mendova që ka thënë ndonjë fjalë të mirë ai tha kishte thënë shif rregullo ankimin. Thërret Mario tha unë në Tr i shkoj në shpi. Thrret Titi tha i shkoj ne shpi.

Thotë shoku tha ik në Tr tako Gencin iki në Tr. Thonë tha mos ia bëj nderet atyre megjithëse mund t`i kisha marrë shume lekë të tjerëve s’ja kam bëë. Thonë bëj këtë e bëj. Po atë telefonin tha për ca e marrin ata tha vetëm kur kanë hallet e veta? Bëj kushurinin ia bëra. Për Rukën. Bej amnistin e bëra. Futu te tritoli u futa. Unë rrezikoj jetën time”,-janë shqetësimet e gjyqtares që megi ia përcjell Klausit.

Ky i fundit, i thotë që gjyqtarja ka të drejtë dhe se ai vëtë është mërzitur me Marion, pasi ai ‘s’ka takt’. Madje ai i premton se gjyqtares do i shkojë një kafe.

Në një tjetër bisedë të shkëputur nga përgjimet e SKY ECC, Suel Çela i shkruan Pajtimes se do donte ta falenderonte nga afër, madje i thotë kësaj të fundit që “të konsideroj si njeriun e shtëpisë”.

Pjesë e shkëputur nga biseda me Pajtime Fetahun dhe Suel Çelën:

Marjus Lulaj: “Të presim për kafe. Pa diskutim o do fitojm o do fitojm”.

Pajtime Fetahu:Të rrini gëzuar”.

Marjus Lulaj:Faleminderit”.

Pajtime Fetahu:Bëj se ti e meriton dhe te kam thënë qe ju kam në zemër”.

Marjus Lulaj:Mirë motra shikoje vet ne këtu jemi, dhe me thuaj për ca të nevojitem se vetëm ti po bën për ne”.

Pajtime Fetahu: “Faleminderit shumë o yll. Po për Kelin nuk u gëzove qe nuk po e përmend? Unë bëra gjithë atë lufte në gjykate me burgjet me prokurorin. Apo nuk tregon blerina? Apo thotë qe i ka bërë ajo”?

Marjus Lulaj:Për ty hidhen ne zjarr jo vetëm unë të gjithë ne dhe ne tkemi ciper kokës ty”.

Pajtime Fetahu:Ishalla nuk me nevojitesh haha”.

Në dosje thuhet më tej se Suel Çela, i ka dërguar pëemes nënës së tij shkumën prej 10 mijë eurosh Pajtime Fetahut “për nderet” që ajo i ka bërë./Top Channel.


Shtuar 28.11.2024 09:42