Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia janë fotografuar për portretet e tyre të reja zyrtare. 52-vjeçarja dukej veçanërisht mbresëlënëse në imazhet e realizuara nga fotografi me famë botërore, Ani Leibovitz. Ajo pozoi me një fustan të zi prej tyli mëndafshi pa rripa nga Cristóbal Balenciaga dhe një pelerinë të kuqe saten të viteve 1960.
Përveç kësaj, Letitia është fotografuar e veshur me gjerdanin e Mbretëreshës Ena, si dhe një palë vathë me diamante.
Së fundi, ajo zgjodhi të vendoste unazën e saj të preferuar, të markës italiane Coreterno, e cila ka të gdhendur një frazë nga Komedia Hyjnore e Dantes. Konkretisht aty shkruhet: “Dashuria që lëviz diellin dhe yjet e tjerë”.
Letitia nuk ka dashur të fotografohet si gjak blu, e veshur me diademën e saj, por në konsultim me fotografin ka dashur t’i japë një “ajër hollywood” portretit të saj.
Është një fustan që daton në vitet 1940 dhe i është dhuruar nga Fondacioni Antoni de Montpalau, i cili ekspozon veshje, aksesorë dhe objekte të lidhura me historinë e modës spanjolle.