Blerim Muharremi, i njohur si Blero, ka shprehur preferencat e tij për banorët e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova. Ish-banori i këtij reality show, që ka pëlqim të veçantë për vajzat që janë bjonde, ka zgjedhur aktoren Sara Kolami si banoren e tij të preferuar.
Blero ka thënë se Sara, me flokët e saj biondë, i duket shumë tërheqëse dhe e ka cilësuar si “shumë hot”. Ai e ka përkrahur atë duke theksuar se të gjitha votat do të shkojnë për të.