Berisha njofton protestën e radhës, ja kur do të zhvillohet tubimi në Tiranë

Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar protestën e radhës që do të mbahet nga opozita.

Kreu i PD,  ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestë më 26 nëntor në Tiranë.

Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë.

Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha ai.

Kujtojmë se protesta fundit e opozitës u mbaj ditën e martë, më 19 nëntor në orën 17.00 përpara Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar miratimin e buxhetit.

Berisha: Asnjë diskutim që ka kombinim.
Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta.

Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama.
Shumë evidente ajo që thoni ju!

Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria.
Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në TIranë.

E gjithë Shqipëria në Tiranë.
Ora do të njoftohet.
Nuk ka tërheqje.
Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë.


Shtuar 22.11.2024 13:34