Autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit Martin Cani do të dalë sot përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.
Seanca për 14-vjeçarin M.P. pritet të nisë në orën 09:30.
Vrasja e adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle.
Rasti ngriti alarmin e sigurisë nëpër shkolla.
Ndërkohë, mësohet se Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit.
Prokuroria e akuzon të miturin për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Gazetarja Klodiana Lala, raportoi se policia e kishte referuar rastin për akuzën e “vrasjes me dashje”.
Mbi të miturin rëndon edhe akuza e “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.