Në orët e para të mëngjesit, Autoriteti i Mbikqyrjes Policore (AMP), ka arrestuar arreston katër efektivë të policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur më 30 tetor në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën katër persona.
Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Në atentatin në Dobraç, të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, humbën jetën dhe një çift burrë e grua, të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit.
Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.
Emrat e policëve të arrestuar:
Blerim Kurmekaj
Viktor Logu
Julian Sterkaj
Marte Martini