Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025/ Ferdinand Xhaferraj: Pa objektiva të qarta, jemi në kushte dramatike të situates së krimit

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj, në fjalën e tij për buxhetin e vitit 2025,  adreson disa nga çështjet më shqetësuese që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Ai kritikon qeverinë për mosrealizimin e angazhimeve të saj në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se buxheti i paraqitur përmbush në mënyrë të pamjaftueshme kërkesat e aleatëve ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n.

Gjithashtu, Xhaferraj vë në dukje dështimet e institucioneve të rendit për të trajtuar situatën e kriminalitetit dhe aksidenteve rrugore, duke e konsideruar situatën si dramatike dhe të papranueshme.

Në këtë kontekst, ai i bën thirrje qeverisë për një angazhim të vërtetë dhe financiar në mbështetje të forcave të sigurisë dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Fjala e plotë e Xhaferrajt:

E nderuar zj. Kryetare, kolege deputete

Eshte e natyrshme qe fjala ime per buxhetin do te fokusohet ne fushen e sigurise dhe do te perqendrohem tek problemet qe ekspozon buxheti ne fushen e mbrojtjes dhe te rendit.

Nisim shkurtimisht me te paren, buxhetin ne fushen e mbrojtjes. pavarsisht se i perkas opozites gjithmone kam pasur qasjen se siguria kombetare qendron mbi ndasite partiake dhe qe ne fillim do te kisha deshire te theksoja se a ka ndonje gje te mire ky buxhet ne fushen e mbrojtjes? Po.

Ne si opozite mbështesim vendosjen në planin e investimeve të nënprogrameve për “Forcat e Luftimit” që lidhen me blerjen e dronëve, per blerjen e armatimit dhe municionit për trupën dhe masat për mbrojtjen K/Ajrore. Thene kete nuk mund te heshtim kur konstatojme se ky buxhet merr persiper te genjeje jo vetem me ze, por edhe me shkrim edhe me ligj Aleancen e Antlatikut te Veriut, NATO-n. Genjeshtra ka te beje me faktin se ju thoni se Shqiperia permbush objektivin e shpenzimit ne fushen e mbrojtjes prej 2 perqind te GDP. Po permend tre fakte qe kjo nuk eshte e vertete:

Se pari; ​emergjencat civile me nje buxhet prej 5,4 miliarde apo 10,4 % e buxhetit te mbrojties (“Emergjencat civile” jane shërbim që në vendet anëtare të NATOs nuk financohet nga buxheti i mbrojtjes pasi, në këto vende, është ose në varësi të Ministrisë së Brendshme, ose direkt të Qeverisë).

Se dyti​; mbeshtetja per shendetesine 1,9 milard per Spitalin e Traumes. Buxhet qe duhej te alokohej tek Ministria e Shendetesise. (VKM-ja ka kaluar në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2015…planifikimi buxhetor nga Min Shend dhe Min Mbrojtjes por kjo binte ndesh me ligjin nr.147/2014, “Për shërbimin e urgjencës mjekësore”…

Por, këto pika bien në kundërshtim me nenin 24 të ligjit nr. 147/2014, sipas së cilit ‘buxheti i shërbimit të urgjencës mjekësore, ku bën pjesë dhe SUT, është program i veçantë në buxhetin e miratuar për ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë’).

Se treti; ​infrastruktura e portit tregtar te Porto-Romanos 1,1 miliard. Ju thoni ndertim i portit të Ri Porto- Romano (Infrastruktura per bazën detare te NATO-s). Ku e keni aprovimin nga NATO per kete baze detare. Deklarate te NATO-s per portin e Durresit kemi dhe e kemi shume te qarte. Me 4 maj te vitit 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Ju e hoqet qasjen strategjike te portit te Durresit sipas NATO-s ne sherbim te qasjes strategjike qe keni me korrupsionin.

Pra, buxheti ne fushen e mbrojtjes nuk eshte 2 % por po te hiqen 8.4 miliard qe nuk i perkasin mbrojties se vendit ai del 1,65%.

Nuk po flas ketu per faktin se jane disa ministra mbrojtje te rilindjes qe kane marre persiper krijimin e nje Battlegroup dhe prej 10 vitesh akoma nuk eshte krijuar.

Se katerti; ​mbeshtetja sociale per ushtaraket prej 5 miliard leke apo 10 % e buxhetit te mbrojtjes. Kjo do te ishte skandal ne vete nese ketu perfshihet edhe mbeshtetja sociale per policet.

Pse duhet te genjeni aleancen sikur i permbushni detyrimet? Qe te kaperdiset kryeministri kur del jashte vendit dhe te flase per konfliktin ne Gaza, per problemet globale te mjedisit apo per luften ne Ukraine. Kemi nje kryeminister qe ka 12 vite qe qeveris dhe ne Nentor te 2024 jo sipas Ferdinand Xhaferrit, por sipas bankes se Shqiperise qeveris nje vend ku 25 perqind e qytetareve jetojne me borxhe dhe 20 peqind marrin ushqim me lista.

Le te shkoje tek aleatet dhe para se te flasi per temat globale t’ju thote partnereve se ky eshte rezultati i qeverisjes time 12 vjecare. Kjo eshte Shqiperia e 2024 me nje te pesten e popullsise qe merr ushqim me lista dhe ata patjeter do ta meshirojne dhe nuk do ja kerkojne detyrimin prej 2 perqind.

Tani le te kthehemi tek problemet e rendit. Per rendin publik si Ministri i Brendshem edhe Drejtori i Pergjithshem i Policise erdhen ne komision dhe folen per nje buxhet rutine sikur na pret nje vit i zakonshem per policine kur situaten e rendit dhe sigurise e kemi dramatike dhe pse?

Faktet dhe vetem faktet na bejne me dije se ky vit qe po kalojme ka qene nje vit i veshtire per qytetaret dhe policine e shtetit. Situata e rendit publik dhe sigurise rrugore gjate sezonit veror degradoi shume keq: Aksidentet kane ekspozuar shifra te frikshme dhe vetem gjate sezonit veror kishim 288 aksidente më shumë krahasuar me nje vit me pare. Lidhur me situaten e krimit gjate muajt Gusht kulmuam me shtate te vrare brenda nje jave. Arsyet jane te shumta, por shqetesimi me i madh ka te beje me faktin se menyra se si ndodhin krimet mafioze (kujtoj Memaliajn dhe se fundmi Shkodren) jane deshmi se krimi nuk e ka frike policine.

Keto jane ngjarje kriminale ku kemi pasur viktima krejtesisht te pafajshme ne Memaliaj, viktima krejtesisht te pafajshme ne Shkoder. Ku qendron policia sot? Po te kthejme koken pas do konstatojme se nga viti 2020 nderi me ne Prill te 2024 nga 192 krime mafjoze te ndodhura ne kater vite, 62 jane pa autor (me shume se 30%).

Ne keto kushte tejet dramatike te situates se krimit ky buxhet duhet te tregonte se si do jete edhe mbeshtetja financiare per te filluar dhe zgjidhur problemet qe ndesh policia sot. Me konkretisht:

1) Se si ky buxhet mund te ndikoje qe domosdoshmerisht te dalim nga spiralja ku policia eshte kthyer ne agjensi funerale qe shkon dhe mbledh viktimat, gjen makina te djegura dhe del me deklaraten standarte se: Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet ….cfare hetimesh kur me shume se 30 % e vrasjeve mafjoze jane te pazbardhura. Pra, cfare mendoni realisht per fuqizimin e buxhetit per rrjetin e fshehte te informatoreve sepse ka te beje me punen parandaluese te policise?

2) Si mund te ndikoje ky buxhet qe policia e shtetit te mos funksionoje si departament i Ministrise se Bujqesise ku shohim policet qe shkojne per te korrur kanabis, por te rritet forca parandaluese. A duhet te kordinohen me mire burimet financiare dhe njerezore edhe me institucionet e tjera vendore dhe qendrore per te rritur forcen parandaluese ne mbjelljen e kanabis?

3) Ministrat dhe drejtoret e policise te ardhur ne komision kane folur per plane masash konkrete per sezonin veror si per rendin edhe per sigurine rrugore. Gjate sezonit veror dihet se shtohet popullsia si me turiste edhe me emigrante, shtohen automjetet, grupet kriminale vijne dhe lajne hesapet e krijuara edhe ne vende te tjera. Ju beni plane masash, por dihet qe jane fiktive deri sa nuk japin produkt. Sezoni veror shton problematikat per policine, por a kemi buxhet shtese per ta adresuar keto problematika? Keto jane disa shqetsime qe nuk adresohen ne buxhet dhe pse?

Pergjigja eshte tek nje shprehje e presidentit te SHBA-se Barak Obama qe thote: Buxheti nuk eshte thjesh nje seri numrash mbi nje leter te bardhe: buxheti eshte misherim i vlerave tona (B. Obama). E kuptoni ku eshte kjo qeveri ne raport me vlerat?

Kjo qeveri eshte tek skandali “5D”, tek skandali inceneratoreve, tek vjedhja e fondeve te BE-se per bujqesine, tek koncesionet abuzive ne shendetesi, nje shendetesi qe ka degraduar ne ate pike ku mjeku vret pacientin per te shkuar ne Maldive, tek skandali i policise qe ne vend qe policia te mbikqyre krimin kemi krimin qe mbikqyr policine me kamera, tek investimet ne infrastrukture qe nuk vendosen ne zyrat e shtetit, por ne zyra oligarkesh.

Kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja qe edhe ne 2025, Shkodra kjo kryeqender e veriut do te jete e palidhur me autostrade me Tiranen. Por, dhe ky eshte nje por i madh eshte detyre e opozites qe te mos jete thjesht nje oppozite denoncuese, por nje alternative gjithperfshirese qe misheron, per te gjitha kategorite shoqerore, shpresen per ndryshim.


Shtuar 19.11.2024 15:11